
Nëna e ish krerit të UÇK-së, Hashim Thaçi, Hyra Thaçi ka pozuar me bluzën e çlirimtarëve që po mbahen në Hagë, raporton Gazeta10.
Në këtë foto të nënës Hyre, është vendosur edhe një përshkrim “Liria jeni ju”.
Nesër duke filluar nga ora 14:00, qytetarët nga të gjitha komunat do të protesojnë në Prishtinë në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së.
Rikujtojmë se krerët e UÇK-së, po gjykohen në Hagë për krime gjatë luftës në Kosovë./Gazeta10