
Ish-diplomati amerikan Christopher Hill po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Opinionisti Bardh Nëngurra tha se, sipas tij, Hill nuk ka pasur ndonjë qasje pozitive ndaj udhëheqësve politikë shqiptarë të asaj kohe, e më specifikisht për ish-presidentin historik Ibrahim Rugova dhe partinë e tij.
“Nuk e kam përcjellë Hillin në detaje, se çfarë po deklaron në Hagë. Ndërsa, duke u kthyer në kohë, mua më duket se ambasadori Christopher Hill nuk është aspak i sinqertë. Ai tani ka qëllime të tjera me dëshminë e tij atje, ai e di pse. Unë nuk dua të hyj aty, sepse në teori konspirative nuk dua të merrem dhe më vjen keq të flas kështu, por është e njohur botërisht se ambasadori Hill që nga fillimi nuk ka qenë shumë pro-shqiptar. Ndoshta kjo tingëllon e vrazhdë siç po e them, por ai nuk ka pasur shumë simpati as për Rugovën, as për LDK-në, e as për UÇK”, tha Nëngurra. /Klankosova.tv