Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënkryetari i Mitrovicës: Lumi Sitnica rrezikon të del nga shtrati

Gazeta10
23 January 2023 - 17:53

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka thënë në Info10 se vërshimet e fundit në këtë qytet, po rrezikon daljen nga shtrati të lumit Sitnica.

Tahiri theksoi se përmbytjet në vend kanë bërë të pabanueshme 13 shtëpi në fshatin Lesicë të Mitrovicës, shkruan Gazeta10.

“Gjendja në Mitrovicë është më stabile, krahasuar me javën e kaluar. Reshjet kanë filluar. Lumi Lushta është brenda shtratit, ndërsa lumi Sitnica është duke u fryer vazhdimisht. Lumi Ibër është i menaxhueshëm dhe është brenda shtratit të saj, edhe pse ka indikacione të rritjes gjatë ditës në disa momente. Problematika dhe kompleksiteti vazhdon të mbetet nga lumi Sitnica, sidomos tek fshati Lesicë, ku rreth 13 shtëpi janë të përfshira nga uji si dhe te Lagja 2 korriku. Në Mitrovicë ka ndodh një prej fatkeqësive më të mëdha të para ndonjëherë”, tha Tahiri në Info10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.