Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënkryetari i Mitrovicës: Rreth 5 mijë qytetarë do t’i bashkohen “Marshit për Drejtësi” (VIDEO)

Gazeta10
01 April 2023 - 20:31

Qytetarët e Mitrovicës kanë shprehur gatishmëri për të ju bashkangjitur nesër “Marshit për Drejtësi“ në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Sipas nënkryetarit të Mitrovicës. Arian Tahiri, janë bërë të gjitha pregaditjet për ditën e nesërme, raporton Gazeta10.

Sipas tij një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesimin për të ju bashkangjitur marshit të nesërm.

“Ka një vullnet të jashtëzakonshëm të paparë më herët në qytetin e Mitrovicës, ku të gjithë qytetarët e Mitrovicës duke filluar nga Shoqatat e dalura nga lufta, veteranët e luftës, punonjësit shëndetësor, shërbyesit civil, rinia dhe të gjitha kategoritë e tjera kanë shprehur interesim, dikun rreth 5 mijë persona do ti bashkohen “Marshit për Drejtësi” ditën e nesërme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.