Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nënkryetari i VV’së në Mitrovicë: Zubin Potoku votoi për të hyrë në Asociacion të Komunave të Kosovës

Gazeta10
14 Shtator 2023 - 13:19

Nënkryetari i VV’së në Mitrovicë, Alban Uka, ka thënë se edhe kuvendi komunal i Zubin Potokut ka votuar për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

“Pas Komunës së Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.

Pak më parë Uka njoftoi se edhe Leposaviqi e ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Kujtojmë se Mitrovica e Veriut para disa javësh është bërë pjesë e AKK’së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.