
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Procesi i Berlinit është një rrugë e duhur, raporton Gazeta10.
Gërvalla ka thënë nënshkrimi i tri marrvëeshjeve është një rrugë e duhur për arritjen e rezultateve konkrete.
Më tej, Gërvalla ka thënë se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohet nga të gjithë nënshkruesit duke përfshirë këtu edhe Serbinë.
“Nënshkrimi i sotëm i tri marrëveshjeve është një tjetër dëshmi që Procesi i Berlinit, i bazuar në vlera dhe parimet e Bashkimit Europian, është rruga e duhur për arritjen e rezultateve reale, bashkëpunimit dhe dhe integrimit të tërë rajonit tonë në BE. Tani mbetet që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen nga të gjithë nënshkruesit, përfshirë këtu edhe Serbinë”, thuhet në llogarinë e Ministrisë së Jashtme në Facebook. / Gazeta10