Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nëntë vite nga pranimi i Kosovës në FIBA

Gazeta10
13 March 2024 - 11:20

Si sot nëntë vite më parë Federata e Basketbollit të Kosovës u bë anëtare me të drejta të plota e shtëpisë më të madhe të basketbollit botëror, FIBA-s.

Më 13 mars 2015, FBK u bë anëtarja e 215-të e FIBA-s.

Në atë ditë, Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s me votim unanim pranoi FBK-në në gjirin e saj. Më pas Kosova ishte pranuar edhe në FIBA Evropa.

Pranimi në FIBA ishte një hap i madh për basketbollin e Kosovës, pas shumë vështirësive, duke i hapur dyert për arenën ndërkombëtare.

Vite të tëra angazhim dhe punë u finalizuan me sukses, ndërsa gjenerata të tëra kanë punuar për këtë ditë të veçantë për basketbollin e Kosovës.

Nga pranimi, Kosova me sukses ka organizuar disa ngjarje të rëndësishme evropiane, ndërsa garon me të gjitha grupmoshat në arenën ndërkombëtare, si dhe me Kosovën A, e po ashtu edhe klubet kosovare janë pjesë e garave evropiane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.