Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nervozohet Matoshi: Pseudo kauza për veriun, nacionalizëm i tmerrshëm e ka kapluar rinin e Kosovës

Gazeta10
12 September 2024 - 21:51

Zgjedhjet parlamentar po afrohen dhe me këtë ka nisur të nxehet edhe gara mes partive politike.

Për ‘luftën’ që ka nisur mes partisë në pushtet me partitë opozitare është diskutuar nga panelistët në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10.

Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se partitë politike janë pajtuar me një kauzë të tmerrshme nacionaliste, e cila sipas tij, nuk kishte ndodhur as në vitet e 90-ta e as gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas tij, me këtë qasje nacionaliste rinia kosovare do të përfundojë në ‘thyrjeqafe’, raporton gazeta10.

“Është një kauzë që ka të bëjë me veriun e Kosovës një nacionalizëm i tmerrshëm që e ka kapluar sidomos rininë e Kosovës. Ky nacionalizëm nuk ka ekzistuar as në 81-shën as në të 90-tën e as në luftë nën e vitit 1998-99. Njerëzit kanë qenë të arsyeshëm, shokët ju kanë vra në luftë, por nuk ka shkuar të bëjë zullum civil atje. Prandaj Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e lavdishme se nuk është dalë që ka shkuar për të bërë zullum nëpër fshatra, nuk ka dhunuar nuk ka rreh e nuk e ka ngreh zhagë askënd. Ky nacionalizimi i tanishëm me të cilën fatkeqësisht është pajtuar edhe opozita në Kosovë na qon në ‘thyrjeqafe’ askund tjetër”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.