Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë: Të vazhdojmë luftën për të drejta

Gazeta10
22 September 2024 - 22:48

Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se nesër nga ora 18:00 do të mbajnë protestën e paralajmëruar në Preshevë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se të gjithë bashkë do të përçojnë zërin e çdo shqiptari të shtypur, diskriminuar, të pasivizuar e shkelur të Luginës nga Serbia.

“Të marshojmë për identitetin e dinjitetin tonë. Për tekste shkollore në gjuhën shqipe për gjimnazistët tanë. Për njohje të diplomave të universiteteve të Republikës së Kosovës për studentët tanë”.

“Për mundësi të barabarta në punësim. Të dëshmojmë edhe një herë se edhe përkundër apartheidit, shqiptarët e Luginës nuk heshtin. Aq më pak, nuk dorëzohen e nënshtrohen. Të vazhdojmë luftën për të drejta, liri e barazi”, ka thënë Lutfiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.