
Të nërkurën do të startojë xhiroja e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës ku do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante, raporton Gazeta10.
Ndeshjet që do të luhen nesër janë Drita – Prishtina dhe Ferizaj – Malisheva.
Përballja me interesante padyshim pritet të jetë ajo mes Dritës dhe Prishtinës e cila do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Prishtina ka nuk ka fituar në katër ballafaqimet e fundit ndaj Dritës dhe këtë seri negative ‘bardhekaltërit’ do të mundohen që t’a prishin nesër.
Ndërkohë ‘Intelektualët’ nesër kërkojnë që me një fitore eventuale t’a përforcojnë edhe më shumë kreun e tabelës dhe të mbeten e vetmja skuadër pa humbje këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.
Ndeshja tjetër që do të luhet nesër është ajo mes Ferizajit dhe Malishevës.
Këto dy skuadra gjenden në dy pozitat e fundit në tabelë dhe kërkojne me patjetër fitore për tu larguar nga zona e rrezikshme.
Ndeshja Llapi – Dukagjini e cila ishte planifikuar të luhej nesër, është shtyrë për javën tjetër pasi Llapi në këtë mesjave ka qenë I angazhuar me Superkupën Kosovë – Diasporë.
Që të dyja këto ndeshje startojnë me fillim nga ora 13:00. /Gazeta10/