
Nesër në orën 09:00 do të fillojë punën Procesi i Berlinit, nisma gjermane për Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta10.
Ky samit tashmë po drejtohet nga kancelari i ri gjerman Olaf Shcolz dhe mbahet në Kancelarinë Federale.
Pjesëmarrës do të jenë gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Në këtë samit pritet që të nënshkruhen tri marrëveshje. / Gazeta10