
Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së 9 në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ’89.
Kjo ndeshje ishte shtyrë për arsye të një mosmarrëveshje ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Klubit futbollistik Prishtina rreth ç’ështjes së stadiumit “Fadil Vokrri”.
FFK kishte marrë vendim që gjatë muajit tetor Prishtina të mos zhvillojë ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” por për këtë gjë nuk ishin pajtuar ‘Bardhekaltërit’.
Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon.
Trepça ’89 vjen te kjo ndeshje pas humbjes së thellë që e pësoi nga Malisheva me shifrat 4-0.
Ndërkohë Prishtina pushoi gjatë fundjavës së kaluar pasi ndeshje e cila ishte
planifikuar të luhej ndaj Ballkanit është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Deri më tani këtë stinor në elitën e futbollit kosovar, Prishtina renditet në pozitën e katërt në tabelë me 21 pikë, ndërsa Trepç’89 gjendet në pozitën e nëntë me 11 pikë të grumbulluara.
Ndeshja Prishtina – Trepça ’89 luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.