
Gazeta e njohur zvicerane Neu Zürcher Zeitung sërish e ka vendosur në ballinat kryesore të saj historinë e një shqiptari të sukseshëm nga fusha e mjkësisë. Bëhet fjalë për kardiokirurgun e njohur, Omer Xhemajli.
Në një reportazh të gjatë të gazetës, ku rrëfehet jeta e tij, mjeku shqiptar thotë se ishte i etur për të ecur përpara. Historia e ngjitjes së tij është e jashtëzakonshme sepse u detyrua të iki nga lufta dhe në 20 vjet më vonë është drejtori i klinikës më të famshme, raporton Gazeta 10.
“Krizat dhe sfidat gjatë jetës së sime më bën më të qetë dhe më fortë” thotë Xhemajli.
Promovimi i Xhemajlit si njeriu kryesor në Spitalin e zemrës në Cyrih, ka bërë që shumë mjekë nga e tërë Zvicra t’i drejtojnë pacientët e tyre për në spitalin ku udhëheq Xhemajli.
Por emërimi i tij në krye të një prej institucioneve më prestigjioze shëndetësore të Zvicrës nuk u prit edhe aq mirë në disa qarqe shkruan gazeta, duke u përpjekur ta njollosin figurën e tij. “Megjithëse është një kardiokirurg e mirë, ai nuk ka përovjë në transplantet e zemrës” shkruanin kritikët.
Madje një blog shkoi edhe më tutje duke përmendur edhe familjen e tij.
Kritikavë në media ai u përgjigjet: “Jam i sigurt se jam personi i duhur në vendin e duhur.”
Por Xhemajli kurrë nuk u mor me mediat dhe as që i komentoi duke iu përgjigjur me dashamirësi gazetarëve që ta lënë të qetë në punën e tij shumë me përgjegjësi.
Por pas 100 ditëve që kur mori detyrën, ai pranoi të flasë në një intervistë të gjatë për jetën e tij për NZZ-në.
“Fasulet e bardha” dhe lufta
Rruga e pjerrët e Xhemajlit nis nga një vend që nuk bie në sy. Ai u lind më 4 korrik 1970 në Tetovë në Jugosllavinë e atëhershme. Familja shqiptare jetoi në një zonë rurale. Ndonëse është fëmijë i vetëm, ka aq kushërinj në lagje sa ndihet pjesë e një familjeje të madhe.
Dy përvoja ngjallin ambicien e Omerit të ri që herët. Gjyshi i tij është fermer. Ai mban lopë dhe kuaj, por mbi të gjitha rrit fasulet e bardha për të cilat njihet rajoni dhe që janë përbërësi kryesor i gatimit kombëtar të Maqedonisë së Veriut. Ashtu si fëmijët e tjerë, Omeri ndihmon që në moshë të vogël, ha drekën me punëtorët e fermës në fusha.
Në fillim janë vetëm shërbime ndihmëse të parëndësishme që ai bën. Por ndërsa rritet, gjyshi i ndan një tokë të vogël, ashtu siç bëri me fëmijët e tjerë. “Ai na tha: “Kush e ruan më mirë tokën e tij, do të ketë edhe të korrat më të mira”. Dhe ai na inkurajoi që të kujdesemi mirë për fasulet tona. Në fund të fundit, çdo fëmijë dëshironte të korrte fasulet më të mira.”, raporton Gazeta 10.
Kur Omer fillon shkollën fillore, ai kërkoi një biçikletë. Ky është një luks për familjen. Prandaj, babai i tij, mësues, i vendos djalit të tij një kusht: “Omer, nëse dëshiron të kesh një biçikletë, duhet së pari të lexosh 100 libra për fëmijë dhe të më vërtetosh se e ke bërë në të vërtetë”. Djali i vogël nisë nga puna, shkruan atë që ka lexuar. Një vit e 100 libra më vonë, ai merr biçikletën që dëshironte. “Sigurisht, ishte e vështirë”, thotë Xhemajli sot, “por mendoj se ishte mirë që më duhej të merrja përgjegjësi që herët dhe të isha i pavarur”.
Kur ishte nëntë vjeç, gjyshja e tij e dashur vdiq nga dështimi i zemrës. Një tronditje që e djeg thellë dhe lind idenë për t’u bërë mjek. Dhe kështu, disa vite më vonë, ai vendos të shkojë në gjimnazin për t’u përgatitur për një karrierë në mjekësi. Ai shkon në shkollë në mëngjes dhe bën praktikë në infermieri pasditeve.

Në vitin 1990 ai u regjistrua për të studiuar mjekësi në Sarajevë, jetoi me gjashtë kolegë studentë në një apartament të vogël me tre dhoma dhe kishte ëndrra të mëdha. Por dy vjet më vonë, në vend shpërthen lufta civile – dhe Sarajeva bëhet një nga skenat qendrore të saj, raporton Gazeta 10.
Dhe Xhemali është pikërisht në mes të kësaj lufte të tmerrshme.
Ai bashkohet me studentët e tjerë në demonstratat e paqes në qytet. Kur raporton për këtë kohë, mjeku shqiptar bëhet një njeri i zhytur në mendime me një zë të qetë.
“Në atë moment ne po qëndronim përballë “Holiday Inn” famëkeq, ku ishin vendosur snajperët. Vranë edhe studentë, shokët e mi.” Ai thuajse pëshpërit fjalinë e fundit. Më pas merr frymë thellë, sikur duhet të fitojë sërish distanca dhe fillon më me gëzim: “Po, nuk ishin kohë të lehta. Ju nuk keni parë shumë.”
Deri më sot ai nuk është kthyer më në Sarajevë.
Në pranverën e vitit 1992, Xhemajli nuk shihte të ardhme për veten e tij në Jugosllavi dhe prindërit e këshilluan të ikte. Ai hipi në një aeroplan me destinacion Düsseldorfin. Është një nga fluturimet e fundit të planifikuara për t’u larguar nga Sarajeva përpara se trupat serbe të marrin kontrollin e aeroportit. “Kemi qëndruar në avion, gjithçka ishte plot”, kujton Xhemajli. Piloti mbylli të dy sytë. “Ishte çmenduri.”, raporton Gazeta 10.
Ai jetoi me dajën e tij, punoi në ndërtim dhe në restorante. Në të njëjtën kohë, ai aplikon në 32 universitete si student i mjekësisë. Xhemajli pranohet në Universitetin Johannes Gutenberg në Mainz – dhe viza i zgjatet gjithashtu.
Por karriera e tij mjekësore fillon pikërisht në momentin kur ai mendon se gjithçka ka humbur. Pas një testi të anatomisë orale, profesori e thërret atë në zyrë për mëngjesin tjetër. Dzemali ka mundur t’u përgjigjet mirë pyetjeve të provimit dhe për këtë arsye ka frikë se diçka tjetër qëndron pas kësaj. POr e vërteta është ndryshe. Ai fiton atë që ka ëndërruar gjithë jetën.
Sot, Omer Xhemajli dëshiron të jetë ndryshe, për shembull, është i hapur ndaj kërkesave të brezit të ri për sa i përket punës dhe kohës së lirë. “Nëse nuk arrij të kuptoj se brezi i ri ka vlera të ndryshme, atëherë do të përfundoj vetëm”.
Ai flet për të rinj të guximshëm, kërkesat e të cilëve janë të justifikuara. “Më mungon koha që nuk i kam dhënë familjes time”.

Për momentin ka pak kohë për familjen. Xhemajli ka sukseset e para për të treguar për të arriturat e tij. Ai tashmë ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve në spitalin universitar. Rritja ishte rreth një e treta, ndërsa në të njëjtën kohë numri i rasteve në Triemli ka mbetur stabil, llogarit me krenari Xhemajli. Në Herzallianz ata po shkojnë për 1600 deri në 2000 ndërhyrje në vit. “Kjo na bën deri tani në spitalin me operacionet më të mëdha të zemrës në Zvicër dhe ne mund të shihemi gjithashtu në të gjithë Evropën.”
Një triumf i parë për njeriun që e nisi garën me pak lëvdata paraprake. Do të shihet vetëm pas pak vitesh nëse ai do të ketë sukses të shkrijë dy kompanitë dhe të ndalojë përfundimisht përbaltjen ndaj tij. /Gazeta10