
Nevzad Lutfiu nga Lëvizja për Progres Demokratik është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Ai tha se sot përfundon oponenca politike dhe të gjithë do t’i kondiseroj të njëjtë, duke punuar për interesa të gjithë shqiptarëve të Luginës, shkruan Gazeta10.
“Nga sot përfundon oponenca politike për mua dhe të gjithëve ju konsideroj të njejtë. Do të trokas në secilën derë ku mund të realizohen interesat e shqiptarëve të Luginës. Një mesazh për ata që më kanë mbështetur pa rezerva deri në këtë moment, mos më lejoni të gabojë dhe nëse gaboj, mos mi arsyetoni gabimet.”, ka shkruar ai.
Lutfiu postimin e tij e ka përmbyllur me thënien e Pjetër Bogdanit, i cili thotë: “Fati i popullit tim është fati im”.
Kryetar i organit të përkohëshëm ishte Ragmi Mustafi./Gazeta10