Gazeta10

Nga BQK për Kanal10 flasin rreth remitencave gjatë këtij viti

Në një intervistë për Kanal10, Banka Qendrore e Kosovës ka folur rreth remitancave gjatë këtij viti, raporton Gazeta10.

Nga BQK kanë treguar për vlerat e remitancave gjatë këtij viti, për rritjen apo uljen e tyre, për trendin përpara si dhe për situatën e përgjithshme ekonomike në vend.

Këtu keni intervistën e plotë:

Sa është vlera e remitencave gjate këtij viti?

Për periudhën janar-qershor 2022, vlera e remitencave të dërguara nga mërgimtarët ka arritur në shumën prej 548.7 milionë euro.

Në krahasim me vitin e kaluar, a ka pasur rritje apo ulje të remitencave?

Në periudhën e njëjtë të një vitit më parë, vlera e remitencave ishte 554.4 milionë euro apo 5.7 milionë euro më shumë së periudha e njëjtë e këtij viti.

Për shkak te krizës globale, sa janë gjasat te ulen remitencat gjate viteve ne vijim?

Ecuria e rritjes së remitancave këtë vit pritet të jetë më e ngadalshme krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte shënuar rritje prej 17.7%.

Viteve te fundit, a ka pësuar Kosova rritje apo ulje ekonomike dhe cilët faktore po ndikojne qe vendi ta kete (ate) gjendje ekonomike?

Sipas vlerësimeve preliminare të ASK-së, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të konsiderueshme prej 10.5 përqind në vitin 2021 (-5.3 përqind në vitin 2020). Rritja e lartë e aktivitetit ekonomik iu atribuua rritjes së të hyrave nga diaspora, me përmirësimin e dinamikave pandemike dhe lehtësimit të masave kufizuese si rrjedhojë, si dhe politikave stimuluese fiskale e financiare. Të hyrat nga diaspora (remitencat, shpenzimet e udhëtimit dhe investimet në patundshmëri) rezultojnë të kenë pasur një pjesëmarrje të lartë në gjithsej BPV-në e gjeneruar në vend prej rreth 39 përqind në vitin 2021. ASK sugjeron se gjatë TM1 2022 është shënuar rritje e aktivitetit ekonomik prej 4.9 pёrqind. Konsumi dhe investimet kontribuuan pozitivisht me 9.6 pёrkatёsisht 1.4 pikё pёrqindje, ndërsa eksportet neto kishin një kontribut negativ prej 6.2 pikё përqindje Rritja mё e lartё e BPV-sё reale nё TM1 2022, sipas ASK-së, ёshtё shënuar nё sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit (8.8 pёrqind), tregtisё (8.6 pёrqind), industrisë përpunuese (5.4 përqind), etj. Aktiviteti i shtuar ekonomik në këtë tremujor rezulton të jetë mbështetur në masë të madhe nga kreditimi i sektorit bankar. Sa i përket vitit 2022, projeksionet e BQK-sё sugjerojnë se aktiviteti ekonomik do të shënojë rritje më të ngadalësuar prej rreth 3.0 pёrqind. Ngadalësimi i rritjes së aktivitetit ekonomik pritet të jetë kryesisht pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme. Lufta në Ukrainë ka ndikuar nё rritjen e rreziqeve për perspektivën ekonomike dhe ndikimi i kёsaj krize pritet tё reflektohet nё rritje të mëtejme potenciale të çmimeve të energjisë, naftës dhe ushqimit, me efekte negative në besueshmërinë e konsumatorëve dhe fuqinë blerëse. Nën supozimin se kriza gjeopolitike nuk përmbyllet shpejtë dhe materializohen skenarët më të rënduar ku shkalla e inflacionit rritet tutje në vlera më të larta, perspektiva ekonomike për Kosovën do të jetë më pesimiste se pritjet fillestare.

Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. / Gazeta10

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)