Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nga Dubai drejt Shqipërisë, pritet ekstradimi i pjesëtarit të grupit “Bajri”

Gazeta10
23 Korrik 2025 - 9:38

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, është në fazat përfundimtare të ekstradimit të një anëtari me rrezikshmëri të lartë të grupit kriminal “Bajri” të Shkodrës.

I kërkuari, i cili mbahej në paraburgim në Dubai, pritet të sillet në Shqipëri brenda ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Ai është i akuzuar për disa vepra penale të rënda, përfshirë “Vrasje me paramendim” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si edhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”.

Gjykata e Posaçme e ka caktuar më herët masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ekstradimi i tij shihet si një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër grupeve të organizuara kriminale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.