
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do ta drejtojë OSBE-në nga 1 janari, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se kjo është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë me 57 shtete anëtare.
Ai ka thënë se ndihet i privilegjuar ta udhëheq këtë organizatë.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“A e dini se OSBE është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë me 57 shtete që përfaqësojnë 1.3 miliardë njerëz në tre kontinente? Duke filluar nga 1 janari, për 12 muajt e ardhshëm, Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme, dhe jam i privilegjuar të marr rolin e kryetarit të OSBE-së me qendër në Vjenë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10