Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nga Kosova në Shqipëri për formim profesional, 10 oficerë të FSK-së nisin kurset profesionale

Gazeta10
29 September 2026 - 16:16

75 oficerë nga Shqipëria dhe Kosova kanë nisur kurse të reja profesionale në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, në kuadër të përgatitjes dhe zhvillimit të mëtejshëm profesional të strukturave të mbrojtjes.

Nga 75 pjesëmarrësit, 65 janë oficerë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërsa 10 vijnë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, transmeton

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila thekson se formimi profesional, lidershipi dhe rritja e kapaciteteve janë pjesë e procesit të transformimit të Forcave të Armatosura.

Sipas ministrisë, kurset synojnë të kontribuojnë në përgatitjen e personelit për të marrë përgjegjësi të reja dhe për të rritur ndërveprueshmërinë me aleatët.

“Dija, profesionalizmi dhe lidershipi janë pjesë e pandashme e transformimit të Forcave të Armatosura dhe e ambicies sonë për një forcë moderne, të aftë dhe plotësisht të ndërveprueshme me aleatët”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.