
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi njofton se nga nesër pesë shkolla të Komunës së Prishtinës do të mbesin pa shërbimet e punëtorëve teknik.
Siç thotë ai, shkak për këtë janë mosmarrëveshjet brenda Komunës së Prishtinës, raporton Gazeta10.
“Shkolla e Muzikës, Bujqësia, Model, Ekonomia dhe Gjimnazi Matematikor nuk do të kenë paga fare për shkurt falë neglizhencës së administratës sē Komunës”, thotë ai./Gazeta10