Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nga nesër pa autobusë në kryeqytet, Shpend Ahmeti: Une takohesha me Avdulla Hotin, takohuni edhe ju

Gazeta10
23 Nëntor 2025 - 21:09

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi nga nesër nuk do të ketë transport publik.

Komuna e Prishtinës thotë se Qeveria në detyrë ia ka bllokuar mjetet vetanake.

Ahmeti ka thënë se ai gjatë qeverisjes lokale ishte bllokuar si kryetar nga Qeveria e LDK-së, por shton se e ka takuar Avdullah Hotin.

Për këtë ai ka kërkuar palët të takohen, qoftë edhe me ndërmjetësim.

Postimi i plotë:

Nesër Prishtina ska transport publik.  Ditë e dhimbshme.  E patëm marr Trafikun Urban me 1.5 milion borxhe dhe 24 muaj paga të papaguara.  Procesi na është zhagitur nga qeveria e udhëhequr nga LDK për shkak të garancionit të sovranitetit që duhej të votohej nga Kuvendi i Republikës.  Edhe pse kishim siguruar 10 milion euro kredi bga BERZH.

Gjatë asaj kohe pëekundlr kundërshtimeve kam takuar vetëm Avdullah Hotin nja pesë herë.  Kam kërkuar edhe nfa shefi i grupit parlamentar të VV që ti votonte marrëveshjet ndërkombëtare (asokohe vv rralë votonte propozimet e qeverisë) vetëm që të votoheshin edhe autobusët.

Politika është kompromis.   Posaçërisht kur është interesi qytetar në pyetje.  Autobusat janë një, e ditëve në vijim shkollat do të mbesin pa rrymë, çerdhet pa bukë etj etj.  Aman takonu qoftë edhe me ndërmjetësues sepse janë pika vitale të funksionimit.  Çkado që keni nevojë janë të gatshëm të tjerët të ndihmojmë.

Postet vijnë e shkojnë.  Zgjedhje do të ketë edhe të tjera.  Por të këqijat ju mbesin në ndërgjegjje e në histori.  Takonu!

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.