
09:30
Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë.
Organizohet ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë. Marrin pjesë ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi. (Amfiteatri i parkut “Ali Podrimja”, Gjakovë)
10:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku viziton komunë e Vushtrrisë, ku do të takohet me kryetarin Ferit Idriz. (Objekti i Komunës)
10:00
Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Sheshi përballë Kuvendit Komunal, Ferizaj)
10:10
Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë çerdhen “Lulevera” në Prishtinë.
11:00
Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë Shkollën Fillore “Naim Frasheri” në Prishtinë.
13:00
Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së)
14:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e LDK-së)
14:00
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi bën homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Ditës së Dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve, Vushtrri)
15:00
Kryetarët e Komunave mbajnë takim urgjent pasi Minisrtia e Financave iu ka ndal pagat punonjësve të sektorit publik. (Hotel “Venus”, Lipjan)
16:00
Komuna e Vushtrrisë mban akademi përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)/Gazeta10