
09:00
Mbahet dita e dytë e edicionit të parë të samitit të Paqes dhe Demokracisë. (Hotel “International”, Prishtinë)
09:30
Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Lundër Korrupsionit cakton datat për intervistimin e kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Doping dhe Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
10:00
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mban ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për Driton Kukën, trajner dhe selektor i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)
Me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare pa Makina”, Kryeqyteti së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe me OJQ-në “Marakli t’Biciklave” organizojnë aktivitete. (Para monumentit, “New Born”, Prishtinë)
10:00
UN Women organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve dhe certifikimit në ndërmarrësi të 26 grave nga komuna e Pejës. (Salla e Sporteve “Karagaq”, Pejë)
10:30
Kombëtarja e Kosovës e zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit në Belfast. (Kampi Nacional në Hajvali)
11:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit)
12:00
Këshilli i Prindërve i Institucionit Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë mban protestë kundër grevës. (Nisja nga ndërtesa e Qeverisë deri te zyrat e SBAShK-ut)
12:00
Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm proteston lidhur me gjendjen në MPJD. (Para MPJD-së)
12:30
OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetin “Dita pa makina”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
14:00
Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë aktivitet me fëmijë të shkollave fillore më qëllim mësimin bazik të ngasjes së biçikletës duke u referuar në shenjëzimin adekuat dhe rregullat themelore të ngasjes. (Parku Taukbahqe)/Gazeta10