Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngritet aktakuzë për korrupsion ndaj 4 drejtorëve dhe disa zyrtarëve komunal në Pejë

Gazeta10
24 February 2023 - 12:50

Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve komunal të komunës së Pejës, në mesin e tyre 4 drejtorë komunal, inspektorë të ndërtimit, zyrtarë komunal dhe një gjeodet i licencuar nga AKK.

Zyrtarët komunal dhe ata publik akuzohen në lidhje me lëshimin e lejeve ndërtimore, këmbimin e pronave publike me persona fizik dhe juridik, konfikt interesi dhe inspektimet e këtyre ndërtimeve për të cilat janë lëshuar leje ndërtimi, raporton Gazeta 10.

Prokuroria Themelore në Pejë ka deklaruar po ashtu se gjatë procesit të sigurimt të provave  kanë konstatuar që ka medyshje rreth mundësisë së ushtrimit të ndikimit nga Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, po që sipas tyre për këtë do të njoftohet Prokuroria Speciale.

Prokuroria Themelore në Pejë ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin gjatë procesit të hetimit dhe ka inkurajuar që të vazhdojnë bashkëpunimin me institucionin e tyre. /Gazeta 10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.