Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ngrohja me lëndët djegëse, përkeqëson cilësinë e ajrit

Gazeta10
27 November 2022 - 20:33

Raporti: Kanal10

Me rënien e temperaturave është rritur edhe shkalla e ndotjes së ajrit në vend.

Pas rritjes së çmimeve dhe krizës energjetike, qytetarët detyrohen që ngrohjen ta sigurojnë me thëngjill, dru e lëndë të tjera, të cilat i kontribuojnë uljes së cilësisë së ajrit.

Njohësi i mjedisit Agron Bektashi, ka thënë se më të rrezikuarat janë Prishtina, Fushë Kosova e Obiliqi, ku sipas tij faktorët e kësaj ndotje janë termocentralet, automjetet dhe djegia e fosileve.

Pulmologu Besim Morina ka thënë se ndotja e ajrit është shqetësuese për shëndetin e njeriut, pasi ndikon negativisht tek të sëmurët me bronkiti apo astmë.

Sipas pulmologut Morina, kosovarët janë më të rrezikuarit sa i përket shëndetit respirator.

Nëse vazhdon ngritja e nivelit të ndotjes së ajrit, Komuna e Prishtinës ka hartuar një plan disa pikësh me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, në mesin e tyre që qytetarët të mund të shfrytëzojnë autobusët urban pa pagesë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.