Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

“Nice Academy” konferenca më e madhe në botë kushtuar karrierës, vie në Kosovë

Gazeta10
08 September 2022 - 19:07

Raporti: Erëza Kurrumeli/Kanal10

“Nice Academy” konferenca më e madhe në botë në fushën e orientimit në karrierë ka ardhur edhe në Kosovë, me nikoqir Kolegjin Universum. Fokusi kryesor i saj do të jetë sjellja njerëzore dhe kompetencat e thella si emaptia dhe të tjera që ndikojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin dhe mbështetjen profesionale dhe atë karrierës. Profesionistë të vendeve të tjera të Evropës do të kenë mundësinë të mësojnë nga praktikat e kësaj fushe në Kosovë, shkruan Kanal10.

Në Kosovë të enjten ka filluar konferenca më e madhe ndërkombëtare kushtuar karrierës, e organizuar nga “Nice Academy“ me nikoqir Kolegjin Universum.

Fokusi kryesor i kësaj ngjarje është në kompetencat e thella njerëzore si empatia, dhe se si ato kontribuojnë në zhvillimin e karrierës dhe mbështetjen profesionale.

Përfaqësuesja e Kolegjit Universum, Shqipe Gerguri-Rashiti tha se përmes kësaj akademie synohet orientimi në karrierë për të gjithë studentët.

Ndërsa, Elizabeth Anne Chant nga Nice Academy është shprehur e lumtur që po kontribojnë në orientimin në karrierë në Kosovës.

“Kjo është akademia jonë e katërt dhe jemi të lumtur që jemi në Kosovë sepse është një vend shumë energjik dhe gjithashtu inovativ. Ne ishim të ftuar të vinim këtu sepse ne duhet të kontribuojmë në orientimin në karrierë për të nxjerrë më të mirën nga të rinjtë që të ndihmohet pastaj edhe në zhvillimin e këtij kombi”, tha Elizabeth Anne Chant – “Nice Academy”

Përfaqësuesja e Projektit Rritja e Punësimit për të Rinjtë e Qeverisë Zvicerane, Valbona Rraci tha se me organizimin e akademisë në vend, po synojnë që edhe profesionistë të vendeve të tjera të Evropës të mësojnë nga praktikat e kësaj fushe në Kosovë.

Akademia NICE mbahet çdo vit në shtete të ndryshme evropiane ku specialistët e fushës shkëmbejnë praktikat e tyre profesionale.

Kjo Akademi u krijua në vitin 2017 me qëllim për të promovuar trajnime të ndryshme në bazë akademike në udhëzim dhe këshillim për karrierë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.