Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Gazeta10
12 November 2026 - 15:43

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka apeluar te pronarët e qenve që të mos i lëshojnë kafshët e tyre të lira në hapësira publike dhe të mos pengojnë ekipet që janë duke realizuar aktivitetet në terren për menaxhimin e qenve endacakë.

Drejtoria për Bujqësi njofton të gjithë qytetarët se kompania e kontraktuar për trajtimin dhe menaxhimin e qenve endacakë është duke realizuar aktivitetet e saj në terren.

Postimi:

NJOFTIM PËR PRONARËT E QENVE

Drejtoria për Bujqësi njofton të gjithë qytetarët se kompania e kontraktuar për trajtimin dhe menaxhimin e qenve endacakë është duke realizuar aktivitetet e saj në terren.

Me këtë rast, kërkojmë nga pronarët e qenve që të mos pengojnë punën e ekipit të angazhuar, që qentë mos t’i lëshojnë të lirë në hapësira publike.

Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi juaj janë të rëndësishëm për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.