Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Nis dëshmia e James Rubin në Hagë

Gazeta10
15 September 2025 - 10:01

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka nisur dëshminë para Gjykatës Speciale si dëshmitar i mbrojtjes së ish-drejtuesve të UÇK-së.

Dy zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit janë të pranishëm në gjykatore.

Lidhur me dëshminë e tij në Hagë, Rubin e kishte bërë vet të ditur lajmin në një episod të emisionit “Dosje të mëparshme” me gazetaren e CNN, Christiane Amanpour.

Ai ka deklaruar se ka shumë për të thënë rreth luftës në Kosovë.

“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë”, ka deklaruar ai.

Ndiqeni live në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.