
Edicioni i 73 i muzikës italiane fillon këtë të marte ai do’të mbahët sipas traditës në Teatrin Ariston të qytetit të luleve, prej 7 deri në 11 shkurt.
Amadeus e këngëtari Gianni Morandi do të jenë prezantuesit e 5 netëve të Festivalit i cili dhe sivjet mikpret këngëtarët më të mirë të muzikës italiane. Do t’i bashkohet prezantimit të tyre, në natën e parë dhe të fundit të këtij eventi, influncerja Chiara Ferragni, dhe në netët e tjera, gazetarja Francesca Fagnani, volejbollistja Paola Egonu dhe aktorja Chiara Francini.

25 këngëtarë famshëm, dhe 3 në kategorinë e të rinjve do të garojnë për tre çmimet e para përmes zgjedhjes së tre jurive të përbëra nga vota e publikut, vota e gazetarëve dhe vota e ekspertëve të muzikës.
Anna Oxa, Giorgia, Marco Mengoni, Elodie, Giancarlo Mengoni, Madame, Utimo, janë disa nga këngëtarët e këtij Festivali i cili do të pasurohet me pjesëmarrjen e të ftuarve spcial si Black Eyed Peace, Maneskin, Pooh, Al Bano, Massimo Ranieri, Mahmood e Blanco, Depeche Mood, Gino Paoli, Pepino di Capri, Fedex, Nek, Piero Pelu e mjaft të tjerë.
Në natën finale të Sanremo 2023 do të transmetohet një video mesazh i Presidentit ukrainas Zelensky.
Radio Televizionit Publik Italian do t’i kushtoi rreth 17.5 milionë euro ky event shifër që pritet të amortizohet nga kontributi i sponsorave dhe i reklamave e që mendohet të kap rrefth 45 milionë euro.
Biletat e Sanremo 2023 kushtojnë minimumi 100 euro e arrijnë deri në 1300 euro në natën finale.
Sonte në këtë natë të parë të Sanremo 2023, të ftuar special do të jenë grupi i njohur e historik i muzikës italiane, POOH, këngëtarët Mahmood e Blanco, e rapper Salmo, si dhe aktorja Elena Sofia Ricci.