
Raporti: Egzona Shala
Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës “Jim Xhema”, e cila njihet si rruga A. Ndërtimi i kësaj rruge pritet ta lehtësojë komunikacionin në kryeqytet. Segmenti i parë prej 1.5 kilometrave pritet të përfundojë brenda 240 ditëve dhe do të kushtojë mbi 8 milionë euro.
Të martën ka nisur ndërtimi i njërës prej rrugëve kryesore në kryeqytet, e cila pritet ta lehtësojë komunikacionin brenda qytetit.
Rruga “Jim Xhema” e njohur si rruga A, sipas udhëheqjes komunale të Prishtinës, është njëri nga projektet më madhore për kryeqytetin.
Punimet e kësaj rruge në segmentin e parë 1.5 kilometra pritet të përfundojnë brenda 240 ditëve
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se punimet po zhvillohet njëkohësisht nga të dyja skajet e rrugës dhe kostoja e këtij projekti është 8.4 milionë euro.
Ndërsa, drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, e konsideruar si projektin më të madh të dekadës në kryeqytet.
Të kënaqur me ndërtimin e kësaj rruge janë shprehur edhe banorët e jetojnë në afërsi të saj.
E pronari i kompanisë Lulzim Sallahu thotë se janë zotuar që punimet t’i përfundojnë me kohë sipas planit dinamik.
Në këtë ceremoni të nisjes së punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.