Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nis peticioni për heqjen e taksës për produkte menstruale

Gazeta10
09 May 2023 - 19:17

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion(QIKA) ka filluar peticionin për heqjen e taksës për produkte menstruale.

Në njoftimin e organizatës, thuhet se shteti i detyron gratë në Kosovë të paguajnë 18% taksë për këto produkte sepse i konsideron ato si jo-esenciale.

“Për gratë, qasja në peceta menstruale është esenciale dhe duhet të trajtohet si e tillë prej shtetit! Taksa për produkte menstruale është pengesë për gëzimin e të drejtës në shëndet për gratë dhe personat që menstruojnë, rrjedhimisht ua shkelë të drejtat e njeriut dhe është kundërkushtetuese”, thuhet në komunikatë.

Duke theksuar se “peceta nuk është luks, është nevojë”, QIKA ka ftuar qytetarët që të nënshkruajnë peticionin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.