Raporti: Egzona Shala/Kanal10
Rruga “Emin Duraku”, afër shkollës Elena Gjika në kryeqytet, nga e enjtja është shndërruar në shesh. Për mbylljen e kësaj rruge, me vite shkolla dhe prindërit kanë dërguar kërkesë në komunë, pasi sipas tyre, do të sillte siguri për nxënësit. Nga komuna kanë thënë se ky projekt do të zhvillohet edhe në shkolla të tjera të kryeqytetit.
Këto mbrojtëse, ishin e vetmja mënyrë për ta bërë të sigurt qarkullimin e nxënësve afër shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë.
Tani për sigurinë e tyre, ky projekt për pak javë pritet të jetësohet, ku rruga “Emin Duraku” do të shndërrohet në një shesh, në të cilën do të ndalohet qarkullimi i automjeteve, e do të rritet siguria për nxënësit e shkollës.
Këtij lajmin i janë gëzuar nxënësit, të cilët thonë se shumë herë kanë hasur në rrezik nga makinat.
Një vendim i tillë, sipas prindërve, do të duhej të merrej shumë kohë më parë.
E në anën tjetër, banorët e lagjes thonë se ky është një veprim i vonshëm i komunës, ani pse do të paraqet problem për trafikun.
Iniciatori i këtij projekti, Osman Vitija, njëherësh ish-drejtor i shkollës “Elena Gjika” thotë se 14 vite më parë kishte dërguar kërkesën në komunë për mbylljen e kësaj rruge.
Përfaqësues të shkollës thonë se me mbylljen e kësaj rrugë presin të eliminohet rreziku për nxënësit.
Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se projekti përfshin edhe shkolla të tjera të kryeqytetit që pritet të fillojnë në muajt e ardhshëm.
Inaugurimi i projektit pritet të bëhet në shënimin e ditës së shkollës, më 31 mars të këtij viti.