Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një 20-vjeçar mbytet në plazhin e Velipojës

Gazeta10
25 July 2023 - 11:33

Mbytet një 20-vjeçar nga Shkodra në plazhin e Velipojës. ABC News, raporton se i riu Arlind Sylia është nxjerrë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetesore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë. Paraprakisht dyshohet se i riu ka pësuar arrest kardiak.

Ky nuk është rasti i parë që një pushues humb jetën në plazhet tona. Dy javë më parë, u shënua një tjetër ngjarje e rëndë në plazhin Vilë-Boshtovës. Babai dhe dy djemtë e tij të mitur u mbytën në det.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.