
Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, ka ngritur shqetësimin për vështirësitë me të cilat po përballen bizneset si pasojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike, pavarësisht kostove të larta që paguajnë.
Ahmeti tha se ka takuar një biznes të madh, i cili sipas tij paguan rreth 27 mijë euro në muaj për energjinë elektrike, por megjithatë është përballur me mungesë të rrymës.
“Një biznes të madh e takova dhe mora informacione se ai paguan 27 mijë euro energji elektrike dhe sot nuk kishte energji. Vetëm me llogaritë, edhe paguan shtrenjtë edhe nuk ka energji, dhe e kap stresi se a do të arrijë në kohë ta përgatisë produktin e tij, sepse partnerit nuk i intereson se çfarë telashe ke ti brenda, ai e dëshiron produktin me kohë”, tha Ahmeti.
Sipas tij, ndërprerjet e energjisë po krijojnë pasiguri për bizneset dhe po rrezikojnë përmbushjen e kontratave me partnerët e tyre.