Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Një ditë pas vizitës së Escobarit, Hovenier takohet me Bislimin, diskutojnë për dialogun

Gazeta10
20 October 2022 - 17:30

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier, sot është takuar vartësin e Albin Kurtit, Besnik Bislimin.

Hovenier dhe Bislimi diskutuan për procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian, raporton Gazeta10.

“U diskutua mbi procesin e dialogut të fasilituar nga BE dhe rrugën përpara, si vijimësi nga vizita konstruktive e zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftimin për medie.

Më tej, bëhet e ditur se Kosova e mirëpret angazhimin dhe interesimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.