Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një grup i të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës vizituan babain e Thaçit

Gazeta10
22 May 2023 - 19:50

Sot është shënuar 24 vjetori i masakrës së forcave serbe ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës.

Masakra e Burgut të Dubravës është njëra nga më të mëdhatë që janë kryer në Kosovë kundër shqiptarëve. 24 vjet më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Në shënimin e kësaj dite, një grup i të mbijetuarve të masakrës qëndruan në shtëpinë e ish presidentit, Hashim Thaçi. Në mesin e atyre që vizituan babanë e Thaçit ishin ish deputetët Nait Hasani, Bajrush Xhemajli, Bislim Zogaj, etj.

Për këtë masakrës të tmerrshme, edhe pse dihen emrat e pjesëmarrësve serbë, ende askush nuk është dënuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.