Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një muaj paraburgim për djalin që vrau aksidentalisht babanë në Deçan

Gazeta10
27 July 2026 - 16:50

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar paraburgim prej një muaji E.H, i cili dyshohet se privoi aksidentalisht nga jeta babanë e tij, Sh.P në Strellc të Deçanit.

Sipas njoftimit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë-Divizioni Penal të datës 24.07.2026, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Pejë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.