Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një person i lënduar si pasojë e aksidentit në rrugën Prishtinë – Podujevë (VIDEO)

Gazeta10
12 January 2023 - 15:32

Një aksident trafiku mes një kamioni dhe veture ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ku ka mbetur i lënduar një person.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personi që ka mbetur i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti  transportues dhe një veture. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.