Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një person rrah një burrë e një grua, ia vë flakën edhe njërës nga dhomat e shtëpisë në Fushë Kosovë

Gazeta10
26 November 2023 - 9:37

Një person në Miradi të Epërme në Fushë Kosovë i ka rrahur dhe kanosur me armë zjarri një burrë dhe një grua.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari më pas ia ka vënë flakën njërës prej dhomave të shtëpisë.

Njoftimi i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & LËNDIM TRUPOR & Armëmbajtje pa leje

Miradi e Epërme- Fushë Kosovë, 25.11.2023-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një marrëveshje i ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar/e, i njëjti dyshohet se i ka kanosur edhe me armë zjarri, po ashtu i njëjti duke hedhur derivate, i ka dhënë zjarrin në njërës nga dhomat në shtëpinë e tyre (dyshohet se armën pistoletë e ka hedhur në zjarr). Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.