
Një person është rrëmbyer ditën e diel në Prishtinë.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në raport thuhet se, ai është futur dhunshëm në një veturë, raporton gazeta10.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar”, thuhet në njoftim e Policiës se Kosovës.
Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si më lartë dhe vazhdon të hetohet. /Gazeta10/