
Një pjesë e fshatit Varosh të Ferizajt ka mbetur që 38 orë pa rrymë. Këtë ankesë dhe shqetësim e parashtroi një banore e kësaj zone.
Sipas saj, KEK kishte njoftuar për ndërprerje të rrymës vetëm për të shtunën, mirëpo e njëjta thotë se njoftimi më pas është larguar. Ajo tha se banorët kanë kontaktuar me zyrtarët e KEK-ut, mirëpo të njëjtit, siç thotë ajo, ende nuk kanë bërë ndonjë zgjidhje.
Edhe mediat kanë tentuar të kontaktojë me organin kompetent, mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm.