Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Një polic i plagosur me plumb dhe një tjetër i lënduar nga grabitja me armë në Suharekë

Gazeta10
22 November 2023 - 18:36

Një grabitje e armatosur sot ka ndodhur në një argjendari në Suharekë, ku një polic është plagosur nga plumbi rikoshet dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore, por jo nga plumbi.

Zëdhënësi i policisë në Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë për Kanal10 se përveç policit të plagosur, është lënduar edhe një polic nga kjo përleshje.

Ai ka bërë të ditur se Policia ka identifikuar katër persona që janë përfshirë në grabitjen e armatosur.

Lidhur me rastin nuk ka akoma persona të arrestuar, teksa organet e sigurisë kanë njoftuar se po punohet për zbardhjen e rastit.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili ka njoftuar se, ka biseduar me Komandantin e Policisë, i cili i ka thënë se po punohet në zbardhjen e rastit.

Ai ka apeluar nga të gjithë që ta ruajnë qetësinë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.