
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiu, ka shkruar në Facebook se Lëvizja Vetëvendosje po propagandon, duke iu referuar një sondazhi të publikuar të hënën që LDK-në e vendosi të tretën, ndërkaq VV-në të parën me mbi 48 për qind.
“Një propagandë e lodhur”, ka nisur kritikën, teksa ka treguar se tash e dy muaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka porositur një seri sondazhesh, që Abdixhiku thotë sejanë më të mëdhaja në historinë e anketimeve në Kosovë.
Abdixhiku ka publikaur edhe rezultatet e anketave në pesë qyetete, sipas të cilave nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, LDK ka “në Prishtinë 35% Lipjan 42% Podujevë 35% Obiliq 36% Fushë Kosovë 34%”.
”Deri më tani, kanë përfunduar mbi 17,000 anketa vetëm në regjionin qendër. Rekord anketimesh këto për të siguruar saktësi të paprecedentë statistikore. Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë”, ka shkruar Abdixhiku.
”Anketat, në këtë nivel, po bëhen gjithandej Kosovës, dhe ato do të publikohen me kohë. Do t’i publikojmë vetëm për LDK-në sepse duam të ruajmë korrektësinë ndaj palëve tjera”, ka deklaruar Abdixhiku.
Reagimi i plotë: