Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar

Gazeta10
23 August 2026 - 10:28

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes.

Sipas autoriteteve, të paktën 37 persona janë lënduar, shumica e tyre kanë pësuar lëndime të lehta pasi janë rrëzuar ose janë përplasur me gjatë lëkundjeve, raporton Associated Press.

Epiqendra ishte në prefekturën Ibaraki, në një thellësi prej rreth 70 kilometrash. Tërmeti shkaktoi edhe vonesa në disa linja trenash, ndërsa nuk kishte rrezik për cunami.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm për rreth një javë, për shkak të mundësisë së lëkundjeve të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.