
Libri më i ri i politologut, Albinot Maloku “Një vit jetë pa institucione” pas Prishtinës e Prizrenit, është promovuar edhe në Gjakovë.
Lajmin për promovimin e tij, e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, vetë autori i librit, Albinot Maloku.
Ai ka treuar se ky promovim është mbajtur nën organizimin e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, në ambientët e Bibliotekës Publike “Ibrahim Rugova” në Gjakovë.
“Nuk ishte vetëm një promovim, por edhe një diskutim mes panelistëve dhe mysafirëve për atë që përjetoi Kosova, sidomos gjatë periudhës ndërmjet 9 shkurtit 2025 dhe 6–7 tetorit 2026, si dhe për të ardhmen e saj”, ka shkruar autori i librit, mes tjerash Albinot Maloku.
Postimi i plotë: