Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Njeriu i Vuçiqit” hartuese e statutit të Asociacionit

Gazeta10
27 April 2023 - 19:02

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10

Tashmë është bërë e qartë që më 2 maj, Kosova pritet të njihet me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këtë draft-statut është duke e përpiluar ekipi menaxhues i përbërë nga katër serbë, ku kryesuese e tij, është Danijela Vujiçiq, deputete në Kuvendin e Serbisë dhe anëtare e partisë së Alekdandar Vuçiq.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm që në takimin e 2 majit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, do të nisin hapat e parë të themelimit të Asociacionit.

“Për mua është e rëndësishme që më 2 maj të kemi një takim të planifikuar mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel, ku në agjendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të këtij komuniteti. Do të prezantohet draft-statuti, që është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”. -Miroslav Lajçak – I dërguari Special i BE-së për Dialog

Sa i përket punës së ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit, kryeministri Kurti ka thënë se përzgjedhja e anëtarëve të këtij mekanizimi është bërë nga qeveritë e kaluara.

Pavarësisht kësaj, sipas Kurtit, anëtarët e këtij ekipi nuk i janë përgjigjur ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, derisa i ka bërë thirrje ndërmjetësuesve që t’i bëjnë presion Serbisë për qasjen e saj jokonsutruktive.

Për këtë, ka njoftuar edhe ministri Krasniqi, duke treguar se si është caktuar përbërja e ekipit menaxhues, si dhe që ata e kanë refuzuar ftesën e tij për takim.

Ndërkohë, njohës të procesit të dialogut kanë kërkuar më shumë transparencë nga Qeveria e Kosovës, sa i përket edhe çështjes së hartimit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër, liderët e Kosovës dhe Serbisë, do të takohen më 2 maj në kryeqendrën evropiane për të diskutuar lidhur me hapat e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Për kët137, Bashkimi Evropian, para pak ditësh, ka themeluar komitetin mbikëqyrës për zbatimin e marrëveshjes bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.