
Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra ka njoftuar qytetarët kosovarë që jetojnë në Australi, Zelandën e Re dhe vendet e tjera të rajonit të Paqësorit se mund të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve të tyre të lindur jashtë Kosovës, nga mosha 0 deri në 18 vjeç.
Sipas njoftimit të Shërbimit Konsullor të Ambasadës, kjo mundësi vlen për rastet kur të dy prindërit ose të paktën njëri prej tyre është shtetas i Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës.
Për regjistrimin e fëmijës kërkohet dëshmia se së paku njëri prind është shtetas kosovar, certifikata ndërkombëtare e lindjes së fëmijës, dokumentet identifikuese të të dy prindërve, si dhe pëlqimi me shkrim i të dy prindërve në rastet kur kjo parashihet me ligj.
Ndërkaq, për fëmijët e moshës 14 deri në 18 vjeç, përveç dokumentacionit të kërkuar, është i domosdoshëm edhe pëlqimi i vetë fëmijës.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë në Australi, Zelandën e Re dhe vendet e rajonit të Paqësorit që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të regjistruar fëmijët e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.