Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njohësit kërkojnë nga qeveria që të përmirësojë infrastrukturën e sigurisë në internet

Gazeta10
07 September 2022 - 19:05

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10 

Cak i sulmeve kibernetike pas Shqipërisë ka qenë edhe Kosova. Zyra e Kryeministrit ka thënë se shërbimet e internetit janë bllokuar si pasojë e ndërhyrjeve nga jashtë. Në Shqipëri sulmet kibernetike u kryen nga Irani. Për këtë kryeministri Edi Rama, ka thënë se i ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me këtë shtet. Njohësit e sigurisë kibernetike, vlerësojnë se ekzekutivi kosovar duhet të intervenojë në infrastrukturën e sigurisë kibernetike, shkruan Kanal10.

Ditëve të fundit, Kosova dhe Shqipëria janë bërë cak i sulmeve kibernetike.

Një ditë më parë, nga zyra e kryeministrit, njoftuan se vendi ka pasur probleme me shërbimet e internetit.

Nga kjo zyrë, kanë thënë se sulmet kanë ardhë nga jashtë.

Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, gjegjësisht ekipi i sigurisë kibernetike, ka ndërmarr veprime konkrete me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik dhe kthimit në funksion të shërbimit të internetit“, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Qeveria ka shtuar se situata është stabile dhe se ekipi i sigurisë kibernetike është duke bërë monitorimin e sigurisë.

Ndonëse për Kosovën nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre ndërhyrjeve në internet, vendi fqinjë arriti ta zbulojë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar që sulmet kibernetike kanë ardhur nga Irani, duke bërë që t’i ndërpriten marrëdhëniet diplomatike më këtë shtet.

Njohësit e sigurisë kibernetike, thonë se sulmet në Kosovë e Shqipëri nuk ndërlidhen me njëra-tjetrën për shkak të politikave të ndryshe të të dyja shteteve.

Hoxhaj shtoi se qeveria do duhet të implemetoje standarde të nivelit të duhur të sigurisë.

Së fundmi Kosova është përballur me rritje të sulmeve kibernetike, derisa cak i tyre kanë qenë edhe mediat. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.