
Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy është përfshirë në një përleshje fizike derisa po performonte në skenë, disa persona kanë nisur të përleshën me sigurimin e tij duke bërë që edhe reperi të ndërhynte.
Video me pamje nga koncerti ku ai përfshihet në sherr janë bërë virale në TikTok dhe media tjera sociale.
Por, sot Noizy ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke sqaruar situatën për fansat.
“Për të gjithë ju që jeni interesuar, nuk ka ndodhur asgjë thjesht disa pijanecë që nuk kontrollojnë pijen u desh t’i tregojmë sa është sahat, por jemi mirë gjithçka është në rregull”, ka thënë Noizy përmes një video.
Ndërkohë, ai vazhdon të përformojë në klube të ndryshme të natës./Gazeta10