Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Norvegjia mposht Kosovën me “hat-trickun” e Haalandit

Gazeta10
05 Qershor 2024 - 20:59

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland bëri dallimin në miqësoren mes Norvegjisë dhe Kosovës.

Haaland realizoi “hat-trick” në fitoren 3:0 të Norvegjisë 2:0 ndaj Kosovës, në miqësoren e luajtur të mërkurën mbrëma në Oslo.

Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën, vulosën triumfin e Norvegjisë në këtë përballje, që për Kosovën është testi i fundit para Ligës së Kombeve që nis në muajin shtator.

“Dardanët” përkundër tentimeve që patën nuk arritën të përbëjnë rrezik për portën e norvegjezëve, të cilët pas 15-të minutave lojë kaluan në avantazh.

Haaland e zhbllokoi rezultatin duke e mposhtur me kokë portierin Visar Bekaj. Deri në fund të pjesës së parë, Kosova pati një rast shënimi, por tentimi me kokë i Albion Rrahmanit në minutat shtesë shkoi jashtë pingules.

Në pjesën e parë, trajneri i Kosovës, Franco Foda u detyrua t’i bëjë dy zëvendësime për shkak se Valon Berisha e Elbasan Rashani pësuan lëndime. Me të filluar pjesa e dytë, Kosova rrezikoi me anë të Vedat Muriqit por tentimi i tij me kokë nuk ishte i fortë dhe përfundoi në duart e portierit norvegjez.

Norvegjia e dyfishoi epërsinë në minutën e 70-të, sërish me anë të Haalandit, i cili e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 75-të. Te Kosova në këtë miqësore debutoi Art Smakaj, që është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit.

Për Kosovën, kjo është miqësorja e vetme e këtij muaji dhe e treta e zhvilluar këtë vit nën drejtimin e trajnerit Franco Foda. Në muajin mars, Kosova e mposhti Armeninë dhe pësoi nga Hungaria.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.