
Duke diskutuar mbi pasojat e liberalizimit të vizave për Kosovë, drejtori i Prishtina Tickets, i ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë që nuk do të këtë zbrazje dhe si kompani nuk kanë pasur ikje të punëtorëve të tyre.
Ai tutje tha që me liberalizimin e vizave do të rritet edhe numri i pasagjerëve dhe biletave dhe kështu do të rritet edhe biznesi i tyre.
Berisha tha po ashtu se gjatë vitit 2023 ka pasur një rritje të numrit të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës, ku sipas të dhënave të tyre numri i pasagjerëve gjatë këtij viti ka mbërritur në 3 milion euro dhe vitin që vjen do të këtë shumë më shumë rritje të numrit të pasagjerëve në aeroportin e Prishtinës. /Gazeta10/